×
  • Lajme
  • Lajme

    Erërat e forta shkaktojnë dëme të mëdha në Klinë, disa fshatra pa energji elektrike

    Reporteri
    03 Dhjetor 2023 | 16:38

    Disa fshatra të Klinës tash e tre ditë po përballen me mungesën e energjisë elektrike.

    Kjo si pasojë e erërave të forta të shkaktuara ditëve të fundit në gjithë vendin.

    Sipas disa pamjeve të mediave lokale atje, një shtyllë elektrike ka rënë në tokë duke e zënë komplet rrugën, çka ka bërë që një pjesë e lagjes të mbesin pa rrymë dhe që ende askush nuk është marrë me sanimin e këtij problemi.

    Më poshtë mund t’i shihni pamjet:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!