×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar nesër në Beograd, takohet me Vuçiqin

    Reporteri
    14 Mars 2023 | 14:22
    Gabriel Escobar

    Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, i cili është edhe i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë nesër në Serbi.

    Siç raporton mediumi N1, Escobar gjatë ditës së nesërme do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Escobar arrin në Beograd vetëm një ditë pasi i dërguari evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, përfundon vizitën e tij dyditore në Serbi.

    Lajçak i cili prej ditës së djeshme po qëndron në Beograd edhe sot vazhdon bisedimet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Atje Lajçak ka zhvilluar një takim edhe me një pjesë të opozitës.

    Lajçak udhëtoi për në Beograd, pas qëndrimit dyditor javën e kaluar Prishtinë, ku bisedoi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe akterë të tjerë politikë.

    Më 9 mars, Lajçak ka thënë se ka pasur bisedime konstruktive dhe shumë të rëndësishme me Kurtin për zbatimin e Marrëveshjes, dhe ka shtuar se takimi i ka përmbushur pritshmëritë e tij. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!