×
  • Lajme
  • Lajme

    Escobar shëtitet me Gjuriçin nëpër Uashington: “Perspektiva e marrëdhënieve ShBA-Serbi e ndritshme dhe premtuese”

    Reporteri
    01 Dhjetor 2022 | 11:45
    Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar dhe ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriç

    Shëtitje e diskutime disa orëshe i shoqëruar nga zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar. Ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriç, shkroi në llogarinë e tij në Twitter, se kohën e lirë e kaloi me zyrtarin e lartë amerikan, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Ndryshe nga moti i ligë, perspektiva e marrëdhënieve biletarale [ShBA-Serbi] janë të ndritshme dhe premtuese”, shkroi Marko Gjuriç.

    “Sot, shijova orë diskutimesh frymëzuese mbi marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpër peizazhin vjeshtor të Uashington DC-së në shoqërinë e mirë të Gabriel Escobar. Ndryshe nga moti i ligë, perspektiva e marrëdhënieve biletarale është e ndritshme dhe premtuese”, ka shkruar Gjuriç.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!