×
  • Lajme
  • Lajme

    “Është gabim teknik”, reagimi i kryeinspektorit të AKI-së pas ftesës nga Specialja

    Reporteri
    23 Maj 2022 | 14:23

    Gjykata Speciale e ka ftuar për ta marrë në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit, Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin.

    Lajmin për ftesën e ka bërë të ditur Agjencia Kosovarë e Inteligjencës (AKI), në njoftimin e publikuar në uebfaqen e saj.

    Sipas njoftimit të AKI-së, Ramadani beson se ky është një gabim teknik.

    “z. Ramadani është plotësisht i vetëdijshëm për obligimet ligjore në raste të këtilla, sikurse edhe që beson se ky është një gabim teknik dhe si i tillë do të qartësohet më tutje”, njofton AKI.

    Tutje në njoftimin e AKI-së thuhet: “Në fletëthirrje precizohet se z. Ramadani urdhërohet të paraqitet si dëshmitar për t’u marrë në pyetja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në datën e caktuar, dhe në fletëthirrje nga ai është kërkuar që “të ofrojë detaje në lidhje me lokacionin e tij fizik dhe gjeografik gjatë kohës se luftës, dhe të ofrojë dokumentacion përfshirë këtu edhe fotografi dhe të dhëna tjera nga periudha nga 1 janar 1998 deri 31 dhjetor 2000”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!