×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalon Ridvan Berisha, me gjuhë rrugaçësh në mbështetje të Agim Veliut

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 0:16

    Gjatë së shtunës është mbajtur seanca e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ishte zgjedhja e Presidentit të vendit. Mëgjithëse u provua të votohet për të parin e shtetit, votimi dështoi dy herë për shkak të mos përmbushjes së kourumit.


    E për këtë çështje ka reaguar edhe gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha, që së fundmi u suspendua nga drejtimi i emisionit politik “Debat”.

    Ai e ka cilësuar Mimoza Kusarin, ushtruese e detyrës së shefit të grupit parlamentar të LVV-së, si kontrabanduese bizare votash.

    E gazetar Berisha ka përmendu me emër edhe Lutfi Hazirin, të cilin e ka akuzuar se po i nënshtrohet Kurtit.

    Ish-drejtuesi i emisioni politik nuk ka lënë pa përmendur edhe Enver Hoxhajn, kryetar i PDK-së, e Albena Reshitat, deputet e AAK.

    Ndërkaq, në komente Berisha ka eskaluar në etiketime e ofendime.

    Vjosa Osmanit, kandidate për presidente, i është drejtuar si “inxhe”.

    Por, Berisha i ka dalur në mbrojtje Agim Veliut teksa ka sharë në komentin ku e përmend edhe emrin e Lutfi Hazirit.

    Kujtojmë që sot është tentuar të votohet për president të Kosovës, por duke mos arritur të kompletohen votat e nevojshme për kourum.

    Ndërsa seanca për zgjedhjen e shefit të shtetit do të vazhdon nesër me fillim nga ora 17:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!