×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX-i mohon akuzat e Simonsit: Kurrë s’kemi dorëzuar ndonjë dokument në Prokurorinë e Serbisë

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 17:39

    Malcolm Simmons, ish-kryegjykatës i misionit evropian në Kosovë, EULEX, tha sot në Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion se ky mision u ka dhënë dokumente prokurorëve serbë lidhur me rastet e krimeve të luftës.


    Simmons tha para deputetëve se aty përfshiheshin edhe informata specifike edhe për dëshmitarët e atyre krimeve me prejardhje shqiptare.

    “Në 2014 kam zbuluar shume dokumente të krimeve të luftës të cilat u janë dhënë prokurorëve serbë. Këto akuza për krime të supozuara të kryera nga persona të etnisë serbe gjatë luftës. Këto dokumente përfshinin informata për këta persona, por edhe të dhënat personale dhe detaje të dëshmitarëve me prejardhje shqiptare. Këto krime janë bërë në Kosovë kundrejt banorëve të Kosovës nga serbë, shumë prej të cilëve ishin edhe qytetarë të Kosovës”, tha Simmons.

    Por këto deklarata të Simons i ka hedhur poshtë EULEX-i përmes një përgjigje dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net”.

    EULEX thotë se Simmons po flet të pavërteta për Misionin pasi u hetua vetë e nuk ofroi kurrë fakte. 

    “Në lidhje me pretendimet se EULEX-i ua dorëzoi dosjet e rasteve autoriteteve të prokurorisë serbe: Ne e përsërisim se: EULEX-i kurrë nuk u ka dorëzuar ndonjë rast të krimeve të luftës autoriteteve të prokurorisë serbe, as nuk ka hequr dorë nga autoriteti mbi dosjet dhe rastet hetimore”, thotë EULEX për Reporteri.net.

    Në fund të përgjigjes së gjatë EULEX thotë se gjithnjë i ka hetuar me prioritet akuzat për shkelje dhe në disa raste të limituara ka shqiptuar dënime për punonjësit e tij. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!