Dy pako të tjera janë nxjerrë aktualisht nga zyret e Organizatës së veteranëve të UÇK-së, nga forcat speciale të EULEX-it.
Policët u panë teksa po dilnin me pako në duar nga zyra e OVL-së, megjithatë ende nuk dihet se çka saktësisht përmbajnë ato.
Ndërkohë pak minuta më parë, qytetarë të shumtë të grumbulluar para selisë së OVL të UÇK-së janë përleshur me pjesëtarët e Policisë së EULEX-it.
Ata po protestojnë pas arrestimit të kreut të OVL-UÇK, Hysni Gucati nga ana e EULEX-it, i cili po vazhdon bastisjet në zyret e kësaj organizate, shkruan Reporteri.
Protestuesit janë përleshur edhe me Policinë e EULEX-it derisa disa prej tyre kanë gjuajtur shishe në drejtim të tyre.
Pas tensioneve policët e Kosovës kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën duke krijuar një kordon para protestuesve.
Reporteri.net do të ju mbajë të informuar në lidhje me zhvillimet që po ndodhin aty.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.