Sot në Komisionin për Legjislacion, Malcolm Simmons, ish-kryegjukatës i EULEX, e ndau rrëfimin e tij për shkeljet që ai supozon që ndodhën në misionin evropian në Kosovë ishte pjesë e tij. Në deklaratat e tij, Simmons foli për rastin Kleçka e Drenica duke thënë se EULEX kërkonte të dënoheshin ish-krerët e UÇK-së dhe se e kundërta konsiderohej dështim.
Por është EULEX që ka hedhur poshtë këto deklarata të Simmons duke i konsideruara si të pavërteta.
Në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net”, se akuzat e Simmons i kundërshton realiteti i vendimeve gjyqësore.
Madje sipas misionit evropian për sundimin e ligjit thotë se ishte Simmons ai që kishte rastin “Kleçka”, në të cilën Fatmir Limaj dhe të tjerët akuzoheshin për krime lufte.
“Rasti “Kleçka”: Pretendimet e Simmons për rastin “Kleçka” kundërshtohen nga realiteti. Ai pretendon se një gjyqtar i tha atij se vendi i tij i punës mund të rrezikohej nëse të pandehurit nuk dënoheshin. Megjithatë, pasi që trupi gjykues, i kryesuar nga Simmons, i liroi nga akuza të pandehurit në shtator 2013, Simmons jo vetëm që nuk e humbi punën e tij, por vazhdoi tutje duke u emëruar Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it një vit më vonë. Por ai ishte ai që gjykoi rastin si kryesues i trupit gjykues. Si i tillë, ai pati çdo mundësi ta shpëtonte veten e tij nëse ai nuk do të pajtohej me paraqitjen e rastit në gjykatë.”, shton EULEX për Reporteri.net.
Në përgjigjen e tyre, EULEX flet edhe për rastin “Drenica II”, paneli i së cilës çështje sipas tyre ishte e ligjshme dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në nëntor të 2019 thotë t’i hedh poshtë të gjitha pretendimet e paragjykimet e Simmonsit ndaj trupit gjykues të shkallës së parë.
“Rasti “Drenica II”: Përbërja e trupit gjykues në rastin Drenica II ishte e ligjshme. Asnjë kundërshtim nuk ishte ngritur nga palët në lidhje me përbërjen e trupit gjykues gjatë procedurave të shqyrtimit gjyqësor. Simmons duhet t’i kujtohet se pas vendimit të vitit 2018 të Gjykatës Kushtetuese u nxor një vendim nga Gjykata Kushtetuese në nëntor 2019 prej gjyqtarëve kosovarë, të cilët unanimisht hodhën poshtë një ankesë përfundimtare në rastin e krimeve të luftës “Drenica II”, duke i konfirmuar pesë dënime. Kjo i demanton të gjitha pretendimet për anim nga ana e trupit gjykues të shkallës së pare”, thuhet në përgjigje.
Në një përgjigje të gjatë, EULEX ka mohuar të gjitha akuzat e Simmons përfshirë edhe deklarimet e ish-gjyqtarit të EULEX se ky mision dorëzoi dosjet e rasteve tek Prokuroria e Serbisë.
Kujtojmë që kryetari i tanishëm i NISMA-s, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-pjesëtar të akuzoheshin në rastin “Kleçka” për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999.
Gjykata i shpalli që të gjithë të pafajshëm.
Ndërkaq në rastin “Drenica II”, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Isni Thaçi akuzoheshin për krime lufte ndaj popullsisë civile.