×
  • Lajme
  • Lajme

    Eurodeputeti suedez: BE s’duhet ta kërcënojë Kosovën për Ambasadën në Jerusalem, kam tri pyetje për Borrellin

    Reporteri
    19 Mars 2021 | 11:34

    Eurodeputeti suedez, Charlie Weimers, ka thënë se Bashkimit Evropian nuk duhet ta kërcënojë Republikën e Kosovës pas vendimit të Prishtinës zyrtare për ta hapur Ambasadën në Jerusalem si rezultat i marrëveshjes për njohje reciproke me Izraelin.


    “BE-ja nuk duhet të kërcënojë Kosovën pasi ata vendosen të zhvendosen në kryeqytetin e Izraelit në Jerusalem”, ka shkruar Weimers.

    Ai gjithashtu i ka adresuar zyrtarisht pyetje edhe kreut te diplomacisë së BE’së, spanjollit Josep Borrell, duke e pyetur se pse Brukseli është ankuar për vendimin e Kosovës që të vendosë Ambasadën në Jerusalem.

    “Pyetje për ministrin e Jashtëm të BE’së Josep Borrell : Pse BE u ankua dhe nxiti Kosovën të rishikojë vendimin për të hapur Ambasadën e saj në Jerusalem”, ka shkruar tutje ai, raporton Gazeta Express.

    “Në vend se ta mirëpres plotësisht një marrëveshje historike, BE i bën thirrje Kosovës që të rikonsiderojë hapjen e Ambasadës në Jerusalem, duke thënë se është vendim “për të ardhur keq” sepse devijon nga pozicioni i BE-së. Lidhur me këtë qëndrim unë kam disa pyetje:

    1.Pse zv.presidenti dhe Përfaqësuesi i Lartë konsideron që vendimi i sovran Kosovës për të hapur Ambasadën në Jerusalem është në kundërshtim me pozicionin e BE’së, duke pasur parasysh që politika e jashtme dhe e sigurisë mbetet një kompetencë kombëtare?

    1. A po shqyrton BE’ja ndonjë sanksion kundër Kosovës pas këtij vendimi, nëse po, çfarë sanksionesh?
    2. Si mund të besojë BE’ja që, duke dekurajuar vendet nga hapja e Ambasadave në Jerusalem, Bashkimi Evropian kontribuon në promovimin e paqe në kontekstin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme?”, ka pyetur eurodeputeti suedez.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!