Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramen i ka reaguar ashpër ambasadorit të Kosovës në Prishtinë, Philip Kosnett për deklaratën se është i lumtur për seancën e nesërme.
Gjermanja që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, thotë se me këtë, Amerika po bën një autogol me dimension historik, shkruan Reporteri.net.
“Një autogol nga SHBA në Kosovë me një dimension historik. Si mund të jesh i kënaqur ti ambasador të shohësh një qeveri funksionale që rrezohet në kohën e Pandemisë Korona?
E pabesueshme. E papërgjegjshme. Ndiej keqardhje të tmerrshme për qytetarët e Kosovës. Ata nuk e meritojnë këtë”, ka shkruar ajo.
Përmes një postimi në Twitter, Kosnett, thotë se përveç i kënaqur që nesër do të mbahet seanca, ai sot ka diskutuar me Kryeministrin Albin Kurti se sa është e rëndësishme që institucionet kosovare të respektojnë Kushtetutën e vendit.
“I kënaqur që shoh se po mbahet nesër seanca për votimin e mosbesimit. Siç i thash sot kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Philip Kosnett në Twtter. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.