×
  • Lajme
  • Lajme

    Evgjeni Thaçi u reagon mediave: Jam më e votuar se shumë të tjerë që portalet po i nxjerrin fitues

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 10:41

    Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha ka reaguar ndaj raportimeve në media se ajo nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete e Kuvendit të Kosovës.


    Thaçi përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se numërimi i votave është duke vazhduar ende  dhe sipas të dhënave që ajo posedon, është më e votuar sesa shumë kandidatë të tjerë të cilët nëpër media po shpallen si triumfues, shkruan Reporteri.net.

    Evgjeni Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve, përkatësisht votuesve të saj që të mos bien pre e këtyre raportimeve.

    Postimi i plotë:

    Ka disa dite qe portale te ndryshme ne Kosove “shpallin deputete” dhe “deshtojne kandidate” te partive te ndryshme. Pre e ketyre lajmeve te rrejshme #fakenews jam edhe une.
    Duke qene se kam pritur rezultatet finale dhe zyrtare qe do te publikohen se shpejti, e duke respektuar nje proces ligjor, siç eshte numerimi i votave i cili akoma po vazhdon, une nuk kam nxituar te shpall veten deputete te Kuvendit te Kosoves, edhe pse sipas te dhenave qe posedoj, jam me e votuar se shume te tjere te cilet nga portalet portretizohen si fitues.
    Lus publikun qe te mos bie viktime e ketyre lajmeve, qellimin e te cilave une nuk mund ta di, e poashtu kerkoj nga gazetaret qe ta kryejne punen e tyre ne menyre korrekte, te paanshme dhe pa tendence.
    #gazetablic #gazetaexpress #indeksonline #epokaere #lajminet

    Me respekt,

    Evgjeni Thaçi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!