×
  • Lajme
  • Lajme

    Fadil Lepaja tregon se a e rekrutoi Glauk Konjufcën në SHIK

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 11:38

    Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur sot në Kuvend lidhur me të kaluarën e Glauk Konjufcës. Ai ka thënë se Glauk Konjufca ka punuar në SHIK gjatë periudhës kohore 2000-2001 dhe është paguar 150 marka. 


    Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Glauk Konjufca ishte rekrutuar nga Fadil Lepaja dhe ka punuar në pozitën e përpunimt të të dhënave. Këto akuza i ka mohuar Fadil Lepaja, i cili ka thënë se asnjëherë nuk ka qenë pjesë apo bashkëpunëtor i SHIK-ut, shkruan Reporteri.net.

    Lepaja ndër të tjera ka thënë se i vjen keq që emri i tij po përfshihet në këto debate që po bëhen për interesa personale politike.

    Postimi i plotë:

    Sapo mora vesh, për veten time, gjëra të cilat nuk i kam ditur! Pas interesimit të gazetarëve rreth (pa)vërtetësisë së deklaratave në Kuvendin e Kosovës, dhe për të i kursyer nga lodhja gjithë të interesuarit, po e shfrytëzoj profilin tim, të deklarohem rreth kësaj “çështjeje”:

    “Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bahkëpunëtor, me vetije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës. ”
    Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorë në debate, në të cilat nuk kam interes dhe e kam nën dinjitet të përfshihem.
    Ju falënderoj për mirëkuptim!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!