×
  • Lajme
  • Lajme

    “Faik Konica” nis përgatitjet për fillimin e vitit shkollor

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 18:48

    Ndonëse ende nuk është vendosur për fillimin e mësimit në shkollat e Prishtinës, në shkollën “Faik Konica” kanë nisur përgatitjet për kthimin e nxënëseve në klasa duke respektuar rekomandimet e institucioneve shëndetësore për parandalimin e coronavirusit, shkruan Reporteri.net.


    Në hyrje të kësaj shkolle është vendosur një portë dezinfektuese. Po ashtu janë vendosur edhe shenjat për respektimin e distancës.

    Reporteri.net ju sjell fotografi nga përgatitjet që po bëhen në këtë shkollë:

    Ministria e Arsimit ka dhënë udhëzimet e përgjithshme për fillimin e vitit shkollor, teksa vendi po përballet me pandeminë, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një komunikate për media, MASHT bëri të ditur se janë mobilizuar për bashkëpunim me akterët e tjerë në mënyrë që organizohet mbajtja e mësimit.

    “Ministri Likaj, kabineti i MASH dhe departamentet përkatëse në MASH janë mobilizuar që me bashkëpunim të mirë të të gjithë akterëve, përfshirë DKA-të, shkollat, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e donatorët, do të bëhet e mundur që t’i përgjigjemi me sukses sfidave të shumta që paraqet organizimi i mësimit në kushtet e pandemisë COVID-19 në shkollat e Kosovës.”, thuhet në njoftimin e MASHT.

    Dje kryeministri, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin A rsimit, Ramë Likaj dhe atë të Shëndetësisë, Armend Zemaj kanë takuar kryetarët e komunave, ku është diskutuar për edhe për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021, gjë që është në duar të komunave.

    Ministri Likaj pas takimit ka thënë se, në bashkëpunim dhe me rekomandim të IKSHPK-në dhe Ministrisë së Shëndetësisë, jemi dakorduar që viti shkollor për fazën e parë të fillojë më 1 shtator, pra parashkollorët, klasat e para, të dyta, të treta, të gjashta dhe të dhjeta, për fazën e dytë të fillojë më 7 shtator, pra klasat e katërta dhe të pesta, ndërsa faza e tretë e mësimit të fillojë më 10 shtator për klasat shtatë, tetë, nëntë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë.

    Ministri Likaj ka ripërsëritur se, mësimi do të zhvillohet sipas skenarëve të prezantuar dhe nivelit të rrezikshmërisë, ndërsa Task Forcat e komunave dhe të shkollave, duke u bazuar në kapacitetet infrastrukturore, stafin, respektimin e masave mbrojtëse dhe në bazë të respektimit të Udhëzuesit, i cili është përgatitur në bashkëpunim me IKShPK-në, do të vendosin se cilin skenar do ta zbatojnë.

    Ndër të tjera, ministri Likaj ka thënë se, për shkak të situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKSHPK-së, plani nuk mund të përgatitet më gjatë se sa për dy javë dhe se klasat shtatë, tetë, nëntë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë mund të shkojnë me zbatim të skenarit me mësim të kombinuar, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë në shtëpi.

    Ndryshe, në kuadër të Master planit Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete të nevojshme që do të shfrytëzohen për organizimin e mësimit në kushte pandemie dhe për t’iu ndihmuar komunave që të bëjnë përgatitjet e duhura dhe të respektojnë në vazhdimësi masat duke iu përmbajtur udhëzuesit të përgjithshëm.

    Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pas takimit që patën dje kryetarët e komunave me kryeministrin Avdullah Hoti, ku u bisedua për vendimin e fillimit të procesit mësimor ka thënë se nuk e di nëse do të hapen shkollat.

    Ai ka thënë se edhe më tutje po vazhdojnë të ballafaqohen me probleme të ndryshme dhe si shqetësim ka ngritur çështjen që nuk kanë asnjë informatë për shkollat në mënyrë se a duhet të hapen apo jo, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe mësimi në të gjitha shkollat e Kosovës është ndërprerë në fillim të muajit mars, kur filluan edhe rastet e para me virusin COVID-19 në vendin tonë. Deri në fund të vitit shkollor nxënësit i ndoqën mësimet online. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!