×
  • Lajme
  • Lajme

    Falet Kurban Bajrami: Tërnava bën thirrje për paqe, solidaritet dhe respektim të masave

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 7:12

    Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.


    Me këtë rast Tërnava tha se tha se Festa e Kurban Bajramit është një ndër festat më të rëndësishme për myslimanët.

    “Të nderuar besimtarë e vëllezër e motra sot bashkarisht po festojmë Festën e Kurban Bajramit. Kjo festë është një ndër festat më të rëndësishme, e cila vjen pas Haxhit dhe therrjes së Kurbanit”.

    “Edhe këtë vit për shkak të gjendjes pandemike nuk na është lejuar vizita në vendet e bekuara islamike, e prerja e kurbanit është devotshmëri e besimtarit. Prerja e kurbanit është obligim”, tha Tërnava.

    Tutje ai shtoi se begatia e kësaj feste është sofra e Bajramit dhe respekti e dashuria familjare dhe farefisnore.

    Ai ka bërë thirre për paqe, solidaritet dhe respektim të masave anti-Covid.

    “Begatia e kësaj feste është edhe sofra e Bajramit, t’i shijojmë mirësitë e saj me dashuri dhe respekt pranë farefisit dhe familjeve tona”.

    “Vëllezër dhe motra t’i shijojmë begatitë e kësaj feste, të jemi pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe të keq. Të kujdesemi për shëndetin publik dhe ta dimë që virusi është akoma në mesin tonë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!