×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja Dehari përmes avokatit kërkon nga shteti që t’ia tregojë përmbajtjen e ekspertizës

    Reporteri
    17 Tetor 2019 | 14:33

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, tha se kanë marrë sot nga Instituti Zviceran ekspertizën për rastin e Astrit Deharit.


    Për përmbajtjen e saj u bë e ditur se ende nuk dihet, derisa, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, u është drejtuar përmes një shkrese kryeprokurorit të shtetit dhe Prokurorisë në Prizren, shkruan Express.

    Gashi ka kërkuar nga kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, një kopje të këtij raporti në gjuhën në të cilën është përpiluar.

    Aty tutje thuhet se avokati kishte marrë konfirmim nga Instituti se raporti është kryer në javën e kaluar, e që menjëherë është kthyer në Kosovë, mirëpo, që përmbajtjen e saj mund ta bëjë publike vetëm prokuroria.

    Të njëjtën kërkesë Gashi ia ka përcjellë edhe Prokurorisë Themelore në Prizren, prokurorit të rastit, Metush Birajt, si dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.

    Sot, ndërkaq, në një konferencë për media, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka njoftuar se ka arritur në Kosovë raporti përfundimtar i ekspertizës së rastit të Astrit Deharit.

    “Sot kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës së rastit të Astrit Deharit nga Instituti në Lozanë të Zvicrës. Nuk e dimë çka ka përbrenda, sot është dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit. Ne këtë do t’ia dorëzojmë prokurorit të rastit që do ta hapë dhe do të dorëzohet për përkthim”, ka thënë Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!