×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja e Armenda Alijës mirëpret dënimin me burgim të përjetshëm të vrasësit të saj

    Reporteri
    01 Tetor 2021 | 17:35

    Familja e Armenda Alijës e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, për dënimin me burgim të përjetshëm të Bajram Velijës, i cili në gusht të 2019-ës kishte vrarë bashkëshorten me armë zjarri.


    Vëllai i Armendës, Muhamed Alija, ka thënë se ky verdikt për ta ka qenë i pritur.

    “Gjykata vendosi drejt dhe e ndëshkoi me dënim meritor. Për neve si familje procesi gjyqësor ka qenë i gjatë dhe i rëndë, duke pasë parasysh ngarkesën shpirtërore dhe psikike, por që fund gjithçka përfundoi drejt”, është shprehur ai për Klankosova.tv.“Paneli gjyqësor i përbërë nga tre anëtarë dhe prokurori i shtetit kanë qenë shumë korrekt me neve si familjarë gjatë gjithë procesit gjyqësor”, ka thënë ai më tej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!