Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur në Gjirin e Lalit në banesën e tyre. Dyshimet e para janë se ata vdiqën pas helmimit me këpurdha.
Lidhur me këtë rast tragjik, familjarët e tre viktimave kanë mbajtur një konferencë për media, ku kanë thënë se janë të shqetësuar nga neglizhenca e shërbimit spitalor të Manzëz.
“Familja ka shkuar në shtëpi të vet sepse i zoti i shtëpisë është shtetas i Shqipërisë. Është shtëpia jonë, babi edhe me dokumente është shtetas i Shqipërisë. Ngjarja ka rrjedh, janë infektuar prej disa ushqimeve”.
“Diçka që është tepër shqetësuese për ne është keqtrajtimi dhe neglizhenca në shërbimin spitalor të Manzës”.
“Tre pacientë të shkojnë më të njëjtin simptomë dhe të kthehen në shtëpi me barna nuk është adekuate, pa analiza dhe pa kurrfarë përkushtimi të lirohet pacienti në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek”, tha djali në konferencë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.