×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja nga Poslishti i Prizrenit dhuron shkollë, kopsht, e ambulantë për Bardhocin e Kukësit

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 23:38

    Para 20 viteve fshati Bardhoc, Kukësi e tërë Shqipëria hapën dyertë për 1 milion të zhvendosur . Sot me datë 27 mars 2019, në vjetorin e 20-të të ekzodit të 1999-tës, Familja Abazaj nga Poslishti i Prizrenit, dhuroi komplet një shkollë fillore për nxēnësit e ciklit të ulët të fshatit Bardhoc.


    Ky investim në përkujtim të kaluarës është bërë në shenjë respekti për mikpritjen e banorëve të Kukësit në vitin 1999, dhe dhuratë për ardhmërinë e vendit , nxënësit e Bardhocit.

    Familja Abazaj, përveç ndërtimit të shkollës, në kuadër të shkollës kishte investuar edhe në ndërtimin e kopshtit dhe ambulancës ne shërbim te qytetareve te Bardhocit me rrethinë.

    Kryetari i Kukësit, Bashkim Shehu, në emër të banorëve të këtij qyteti falënderoi ërzemërsisht donatorin e këtij projekti, Arafati Abazaj, president i kompanisë “Abazaj SHPK”, për këtë dhuratë që po u bën banorëve të kësaj zone, si shenjë falënderimi për mikpritjen dhe bujarinë e treguar 20 vite më parë, gjatë “Eksodit ’99”. Me këtë rast kryetari Shehu, në emër të bashkisë Kukës, Abazajt i dha edhe një mirënjohje me motivacionin “Për humanizmin dhe kontributin e dhënë në ndërtimin e shkollës, kopshtit dhe qendrës shëndetësore në fshatin Bardhoc”.

    Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka duke kujtuar periudhën e shpërnguljes masive të shqiptarëve nga Kosova dhe mikpritjen e treguar nga banorët e Kukësit, tha se ndjehet i lumtur dhe krenar që një qytetar i Prizrenit po ia kthen të mirën kuksianëve me ndërtimin e këtyre tre objekteve.

    Ceremoninë e inagurimit e përshëndetën edhe deputeti nga Kosova, Haxhi Avdyli, ish deputetja e Shqipërisë Albana Vokshi, kryetari i Këshillit të Qarkut, Abedin Oruçi dhe drejtori i DAR Kukës, Skënder Ahmeti; të cilët uruan banorët dhe fëmijët e fshatit Bardhoc për shkollën e re, si dhe vlerësuan inisiativën e kryebashkiakut Shehu, që në bashkëpunimin me bizneset nga Kosova ka mundësuar ndërtimin e disa disa objekteve sociale në Kukës. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!