×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Familja pretendojnë se një ish-pjesëtar i UÇK-së u ‘arrestua’ sot nga EULEX dhe u dërgua në Hagë

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 18:07

    Liridon Zogjani përmes një njoftimi në profilin e tij në “Facebook”, ka treguar se babai i tij Adem Zogjani në orën 7 e 30 të mëngjesit të sotëm është ftuar nga misioni i EULEX-it në Kosovë dhe nga aty është dërguar për në Hagë.


    Ai thotë se për një gjë të tillë s’është vënë në dijeni as babai i tij e as familja

    “Sot ne ora 07:30 te mëngjesit , Babi është ftuar nga misioni Eulex dhe nga aty është dërguar për ne Hage , pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja”, ka shkruar Liridon Zogjani.

    Zogjani ka thënë se babai i tij nga Prokuroria Speciale është ftuar shkaku i veprimtarisë në periudhën e luftës.

    “Nga Prokuroria speciale është ftuar për periudhën e luftës”, ka shtuar tutje.

    Ai tutje ka thënë se babai i tij ka qenë përkrahës i celulave të para të UÇK’së bashkë me vëllain e tij Hysen Zogjanin.

    Adem Zogjani ka qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Fushë Kosovës.

    Megjithatë Zogjani në vitin 2019 kishte vendosur që të largohej nga partia që drejtonte Kadri Veseli dhe i ishte bashkuar partisë së Ramush Haradinajt.

    https://www.facebook.com/liridon.zogjani.9/posts/10217217399411365

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!