×
  • Lajme
  • Lajme

    Familjarët e Ilirit të thyer pas vdekjes së djalit të vetëm, falënderojnë ata që e deshën dhe ndihmuan atë

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 14:06

    Ilir Behluli nga Gjilani,i diagnostikuar me lekuemi akute, ka ndërruar jetë në Turqi.


    19-vjeçari, për të cilin ditë më parë ishte bërë thirrje për ndihmë financiare, fatkeqësisht nuk ka mundur t’i bëjë ballë sëmundjes së parë.

    Iliri ishte djali i vetëm i familjes dhe i biri i veteranit të luftës Shefki Behluli.

    Vetë familjarët e tij e kanë dhënë lajmin për vdekjen e Ilirit.

    Ata ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për të ndihmuar në shërimin e djalit të tij.

    “Me pikëllim të thëlle, ju njoftojmë qe ka ndërruar jetë në moshën 19 vjeçare, Ilir Behluli.

    I ri na la oh Ilir, je kan ni djal me dallim maj miri i familjes ton, po zoti dashti ty per veti. Zoti te shperbleft me gjenet!

    Gjith jeten ke mu kan ne zemrat tona ❤️

    Miq dashimir edhe krejt qe kini njoft Ilirin, me zemer ju faliminderojm ne emer te babes te Ilirit, Shefki Behluli per kontributin e madh qe kini dhan per Ilirin.

    Ishallah zoti jav kthen me tmira”, ka shkruar ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!