×
  • Lajme
  • Lajme

    Faqja me mbi 100 mijë ndjekës tallet me fotografinë e përgjakur të gazetarit që u sulmua brutalisht

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 13:15

    Faqja e humorit CoolnfreshMagazine ka përdorur fotografinë e përgjakur të rrahjes brutale të gazetarit Visar Duriqi, për tu tallur me sulmin, duke nxitur komente dhe arsyetuar dhunën ndaj gazetarit.


    Sulmi brutal ndaj gazetarit hulumtues të Insajderit dhe autorit të InDoks, Visar Duriqit është shoqëruar me komentë nxitëse për dhunë.

    Kontributin më të madh në nxitjen e komenteve dhe dhunës sidomos në rastet e rrahjes së gazetarëve e kanë dhënë faqët dhe grupet e humorit që kanë numër të madh të njekësve.

    Njëra ndër to është edhe Coolnfreshmagazine që menaxhohet nga Fisnik Çerkini e që në Instagram ka mbi 100 mijë ndjekës, e cila ka përdoruar fotografinë e përgjakur të gazetarit Duriqi për ta tallur.

    Gazetari hulumtues dhe autori i InDoks, Visar Duriqi është sulmuar fizikisht pas mesnatës derisa po kthehej në banesën e tij pas një debati televiziv ku ka folur për dallaveret me subvencione.

    Duriqi është sulmuar nga tre persona të cilën ne momentin e sulmit kanë qenë të maskuar.

    Nga sulmi brutal Duriqi ka të thyer hundën dhe nofullën e epërme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!