×
  • Lajme
  • Lajme

    Faqja zyrtare ku mund të aplikoni për të marrë vaksinën anti-Covid në Kosovë

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 10:14

    Të dielën në Kosovë ka arritur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID të kompanisë AstraZeneca, i cili përmban 24 mijë doza të kësaj vaksine.


    Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, tashmë ka filluar vaksinimi i stafit shëndetësor, shkruan Reporteri.net.

    Ndërsa, gjatë ditës së djeshme për herë të parë me AstraZeneca u vaksinua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zyrtarja e OBSh-së në Kosovë, Isme Humolli, infektologu, Sali Ahmeti dhe aktori Selman Jusufi.

    Platforma e shërbimeve online https://ekosova.rks-gov.net/ ka lansuar një aplikacion ku mund të aplikoni për vaksinimin anti-Covid. Bëhet fjalë për  opsionin “Aplikimi për vaksinim kundër Covid-19”.

    Për të aplikuar, ju duhet të hyni në https://ekosova.rks-gov.net/ dhe të klikoni tek opsioni “shërbimet”, duke zgjedhur më pas opsionin “shëndetësia”, çka ju mundëson qasjen në opsionin “Aplikimi për vaksinim anti-Covid.

    Çka duhet të bëni në vijim është të klikoni opsionin “Regjistrohu” dhe duke plotësuar fushat që kërkohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!