×
  • Lajme
  • Lajme / Policia jep detaje

    FAST Kosova arreston një turk, po kërkohej nga INTERPOL-i, dyshohet se rekrutonte gra për detyrim në prostitucion

    Reporteri
    19 Mars 2025 | 16:39

    Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti FAST ka arrestuar një shtetas të Turqisë, E.S., i cili ishte i kërkuar përmes INTERPOL’it urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia.

    Ai dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion.

    E.S. është ndaluar për 48 orë.

    “Sot me datë 19.03.2025 rreth orës 14:300, zyrtarë policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, kanë bërë arrestimin e një personi shtetas turk me inicialet E.S., i lindur 1981, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Turqia, pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!