×
  • Lajme
  • Lajme

    Fati i koalicionit Nisma – AKR në duart e diasporës

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 9:45

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) pritet të mblidhet sot dhe të marrë vendim për numërimin e rreth 5 mijë votave të diasporës, të cilat kishin arritur në Kosovë me vonesë, pavarësisht që ato ishin nisur me kohë.


    Koalicioni Nisma – AKR ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun, kështu ka thënë për “Zërin” kandidati për deputet nga AKR-ja, Fatmir Matoshi, sipas së cilit ky koalicion ka marrë 5,017 për qind të votave.

    Megjithatë, ndonëse thotë se e kanë kaluar pragun, Matoshi ka deklaruar se numërimi i rreth 5 mijë votave të diasporës mund të ndryshojë rezultatin e tyre, si rrjedhojë ata nuk do të mundë ta mbajnë kuotën e 5-përqindëshit.

    “Ajo që e kam parë është se në bazë të provave që i kemi ne si koalicione, e kemi kaluar pragun. Se çfarë do të ndodhë me 4 mijë e 500 votat që pritet të numërohen është çështje tjetër. Mundemi që ne të mos kemi vota të mjaftueshme për ta ruajtur kuotën e 5-përqindëshit dhe mundemi të biem prapë”, ka thënë ai.

    Matoshi ka theksuar se nëse nuk numërohen votat e diasporës koalicioni Nisma – AKR do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

    “Nëse ato vota nuk numërohen, ne në bazë të dhënave që i kemi e kemi kaluar pragun. Këtë e ka konfirmuar KQZ-ja, por nëse ato numërohen, atëherë ne mundemi ta përmirësojmë situatën, por ka mundësi që edhe të mos kemi vota tonat aty”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!