Deputeti i Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer, nuk ka dhënë vlerësim aspak të mirë për punën e të Dërguarit Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kohën kur diplomatit sllovak i kanë mbetur edhe pak muaj si ndërmjetës i BE-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Deputeti gjerman ka thënë se Lajçak ka qenë një “fatkeqësi për dialogun”.
Deputeti nga radhët e “Të Gjelbërve” në Parlamentin Evropian ka thënë se shpreson që Lajçak të mos turbullojë edhe marrëdhëniet në mes të Zvicrës dhe Bashkimit Evropian”.
“Shpresoj që ai të mos prishë edhe marrëdhëniet mes Zvicrës dhe BE-së”, ka shkruar Butikofer në një postim në platformën sociale, X.
#Lajcak has been an unmitigated desaster in his previous job. Hope he does not mess up relations between Switzerland and EU, too. https://t.co/l4MWijWOMX
— Reinhard Bütikofer (@bueti) April 4, 2024
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike të Bashkimit Evropian nëpër botë, Mirosllav Lajçak, që aktualisht është i dërguari i posaçëm i bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, pritet të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër.
Ai shpesh u akuzua për qëndrim jo neutral në dialog. Vetë kryeministri Albin Kurti e akuzoi Lajçakun si të “pozicionuar” kundër Kosovës. /Reporteri.net/