Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka treguar se si kishte refuzuar t’ia zgjasë dorën Sllobodan Millosheviqit derisa të dytë po gjykoheshin në Hagë.
Ai ka thënë se pasi kishin kryer vizitat familjare ishin takuar në ashensor dhe se Millosheviqi kishte provuar t’ia zgjasë dorën, por ai kishte refuzuar një gjë të tillë.
“Kemi qenë në vizita familjare dytë dhe në ashensor kemi hyrë për t’u ngjitur në dhoma pasi kemi kryer vizitat familjare. Vetëm ne të dy në ashensor dhe po donë më ma zgjatë dorën më u përshëndet, dhe po më pyet si kalove në vizitë. Po më vjen keq por s’mund të flas me ty. Tha pse, i thash arsyeja pse jemi këtu, je ti. Ju e keni lehtë me kalu e me ardh me ma zgjatë dorën, por unë s’mund ta bëj sepse ka shumë gjak mes neve dhe për atë gjakderdhje shkaktar je ti. Ka shumë dhimbje e gjak që ka shkaktuar politika juaj”, ka treguar Limaj në një intervistë për Syri TV.
Më tutje, ai thotë se ka komunikuar me të tjerët por jo me Millosheviqin sepse thotë kur e ka parë atë, i janë parafytyruar mijëra njerëz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.