Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ndërsa ka folur për krizën aktuale politike, ka thënë se nga shpallja e pavarësisë së vendit nuk ka pasur një situate si tani, ku klasa politike nuk po gjen gjuhë të përbashkët, as për presidentin, e as shkuarjen në zgjedhjet e reja.
“Që pas shpalljes së pavarësisë nuk kemi pasur situatë në këtë nivel që e kemi tani. Është një bllokim thuajse i plotë i Parlamentit, Presidentit, pastaj në Kuvend shumica parlamentare nuk po arrijnë për siguruar mbështetjen e punës së qeverisë”, tha Rexhepi në REPORTERI/INTERVISTA.
Ai thotë se faktorët që kanë determinuar që gjendja të vije në këtë situatë, nuk i takon veç një subjekti politik.
Ai ka thënë se Kuvendi është legal pasi mori besimin me 6 tetor të vitit të kaluar, dhe besimin vazhdon ta ketë parlamenti.
“Parlamenti është legal dhe legjitim, i zgjedhur me vullnetin e qytetarëve, nga derivojne zgjedhja e presidentit dhe qeverise.
“Për situatë e krijuar mbajnë përgjegjësi të gjitha subjektet politike, por nuk po dua të dalë i njëanshëm dhe t’ia mbajë anën veç LDK-së”, ka thënë ai.
/Reporteri.net/.