×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Rexhepi tregon nëse do t’i bashkohet Vjosa Osmanit në partinë e re

    Reporteri
    20 Dhjetor 2020 | 23:07

    Ditë më pare mediet raportuan se Fatmir Rexhepi do t’i bashkohet Vjosa Osmanit në listën e re që pritet ta krijojë, me të cilën do të garonte në zgjedhjet e reja së bashku me VV-në.


    Por deputeti Rexhei në REPORTERI/INTERVISTA ka thënë se nuk ndihet mire kur pyetet se a do të largohet nga LDK-ja, kjo siç thotë për faktin se mbi 30 vjet ka kontribuar në këtë parti, dhe është një nga themeluesit e saj në Gjilan.

    “Të jem i sinqert e kam lexuar në gazeta, nuk e di, nuk kam informatë tjetër, sa herë më bëjnë këtë pyetje unë nuk ndihem mirë pasi jam qe 30 vjet në LDK, një nga themeluesit e saj në Gjilan”, thotë Rexhepi.

    Ai thotë se LDK duhet të vazhdoj me potencialin e saj t’i japë oksigjen vendit.

    “Pa LDK-në, nuk mund të ketë demokraci të zhvilluar dhe të përparuar. Unë me LDK i kemi asetet tona politike, kam qenë ministër dhe deputet, dhe i hy në hak, shumë në borxh LDK-së”, ka thënë Rexhepi.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!