×
  • Lajme
  • Lajme

    Fatmir Sejdiu ‘godet’ Isa Mustafën: Thoshte fitoj me duar në xhepa, fitoi me ndërskamca

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 21:04
    Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu

    Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka thënë se e ka paralajmëruar rënien e LDK’së prej vitit 2010. Ai thotë se është i dëshpëruar me qëndrimet e strukturave tërë këtë kohë.


    Sejdiu ka qenë ish-kryetar i LDK’së derisa ishte detyruar të lëshojë këtë pozitë pasi shkeli Kushtetutën kur e mbajti këtë post si dhe atë të presidentit të Kosovës. Pas tij në udhëheqje të LDK’së, e deri më sot, ishte Isa Mustafa.

    Sejdiu ka goditur pasardhësin e tij duke e konsideruar si shkaktar që LDK ka marrë rreth 13% në zgjedhje në nivel vendi, që është rezultati më i keq në histori të këtij subjekti. Mustafa dha dorëheqje pas zgjedhjeve që u mbajtën më 14 shkurt.

    “Unë e them edhe një periudhe ende pa e pasur prezencën si subjekt politik VV. Por vetë trendet e stagnimit e LDK’së i kam paralajmëruar në zgjedhjet e pas 2010. Interesant është gara për kreun e Prishtinës. Dihet se si ishte zgjedhur kryetari me ndërskamca dhe në mënyrë aspak jodemokratike. Ai kishte paralajmëruar se do ta fitonte Prishtinën me duar në xhepa dhe e kisha paralajmëruar se nuk do të ndodhte nëse ai do të vazhdonte të udhëhiqte në atë mënyrë. Është paralajmëruar kjo. Në kohën e hartimit të statutit, sepse unë kam marrë pjesë në të gjitha hartimet e statuteve që nga fillimi. Jam i befasuar se si shumica e anëtarëve se si kanë lejuar të vijë deri këtu dhe të lejohet ajo udhëheqje”, tha Sejdiu në Pressing.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!