Ushtruesi i detyrës së kreut të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Këtë e ka bërë të ditur vet Klinaku përmes Facebookut, i cili ka thënë se ndjehet mirë dhe do të mundohet që t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do të qëndroj i izoluar, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Të nderuar/e,
Pasi kam pasur pakëz simptoma, e kam bërë testin për virusin Covid-19 dhe sapo u njoftova nga IKSHP se kam rezultuar pozitiv! Në përgjithësi ndjehem mirë dhe do të mundohem që t’i kryej obligimet nga shtëpia ku do qëndroj i izoluar.
Përsëri mendoj se vendi nuk duhet të izolohet, sepse izolohemi ne që kemi rezultuar pozitiv.
Një gjë, përveç tjerash, që ka mbetur pa u kryer, është dërgimi në kushtetuese i çështjes së mandatit të Gjykatës Speciale, prandaj iu bëjë thirrje deputetëve që ta dërgojnë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese.
Mediat mund të më kontaktojnë pa hezitim edhe në këto kushte të izolimit.
Ju falemnderit!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.