Shefi i kabinetit të ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, Faton Peci thotë se LDK aktualisht është për keqardhje por se fajtori kryesor për këtë rezultat nuk është vetëm Isa Mustafa.
“Votuesi i LDK’së kësaj radhe ka votu Vetëvendosjen dhe koalicionin Lista Vjosa”, tha Peci.
“Trendi i rënies së LDK’së dhe fillimi i një mosbesimit të madh karshi LDK’së dhe mosrealizimi i premtimeve publike fillon më 2014. Fatkeqësisht ai trend, përkundër që disa individë, duke filluar nga Vjosa Osmani, kemi tërheq vërejtjen, kemi tentuar të themi që procesi zgjedhor dhe elektoral të mos mbes vetëm tendencë ëpr marrje të votës por kemi has në kundërshti edhe të vetë kryetarit Isa Mustafa”, tha Peci në RTD Dukagjini.
“Gjendja në të cilën është LDK’ja sot është për keqardhje”, theksoi ai.
“Humbja nuk mund t’i atribuohet vetëm z.Mustafa”, theksoi ai.
Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit doli e treta. Pas kësaj humbje, i pari i LDK’së Isa Mustafa u tërhoq nga udhëheqja e partisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.