“Nuk pranojmë të komentojmë”. Kështu thanë nga Byroja Federale për Hetime (FBI) pyetur për rastin e sulmit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, rast në të cilin po asistojnë autoritetet kosovare për të kryer hetimet.
Gazeta Nacionale e pyeti FBI-në nëse kanë diçka për të ndarë me publikun rreth ndonjë gjetje eventuale dhe nëse është etabluar ndonjë fakt i ngurtë rreth sulmit terrorist, ndërsa u përgjigjën fare shkurt se “nuk pranojmë të komentojmë”.
Qeveria e Kosovës autorësinë e sulmit terrorist e gjurmon deri te udhëheqësi famëkeq i grupit terrorist të Banjskës, Millan Radojçiq, me mbështetje logjistike deri te shteti serb me shërbimet e saj shtetërore.
Christopher Hill, ambasador deri kohëve të fundit në Beograd, kishte folur në emër të FBI-së se këta të fundit nuk kanë gjetur evidenca të përfshirjes së Serbisë.
Për ardhjen e e FBI-së për të kryer hetime krahas autoriteteve kosovare kishte njoftuar ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.