×
  • Lajme
  • Lajme

    Feri Shala tregon si vendosi të hy në fe

    Reporteri
    22 Nëntor 2020 | 21:32
    © Reporteri.net / Foto: Argjend Mamaj

    Ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala, ka treguar si vendosi të lë jetën prej rokeri të famshëm dhe të hy në fe, duke kaluar në një jetë krejtësisht tjetër.


    Ai ka thënë se përkeqësimi i shëndetit bëri që ngadalë të le jetën që bënte dhe të hy në fe.

    “Kontakti i parë ka qenë në banesë, babën edhe nanën e kam me një familje ku krejt kemi qenë musliman. Me jetën time që jetojsha, me budallakina, që nuk i përkasin njerit normal, së pari kam vendos që me u largu nga alkooli, edhe ishte vështirë. Situata që erdha unë me shëndet, njeriu që këndon brenda muajit 20 natë, brenda vitit 7 muaj me do gripe, 3-4 muaj shëndosh e mire. Nuk shkojke më, imunitetin nën zero e kam pas, vendosa ta lë, 12-12 muaj, po dua ta ndali, po dua të forcohem, e i kthehem pak jetës”, ka thënë Shala në REPORTERI/INTERVISTA.

    Ai ka rrëfyer më pas se ngadalë duke ju ik problemeve me alkoolin ia arriti të vijë te një kohë kur fali pesë vakte namazi dhe ngadalë u largua komplet nga muzika.

    “Tuj lexu, literatura islame, e lexova një artikull që më preku pak, dhe e fala një namaz te shtëpia vet kam qenë, dhe me kohë hajt hajt, për me i ik problemeve me alkool, ja nisa me punu albumin e fudnit “Luje belin luje”, isha më shumë në studio, u kthejsha te shtëpia, lexojsha, ja nisme u fal, me 1 korrik u dale albumi, me 15 korrik jam kanë 5 vakt namaz”, ka thënë Shala.

    Ai ka treguar se muzikën e ka ndalë pas 7-8 muajve pasi nisi të praktikojë fenë islame.

    “Unë nuk e kam ndalë muzikën menjëherë, nja 7-8 muaj, prej gushtit deri 14 shkurt ka qenë mbrëmja e fundit në Pejë, edhe u falsha edhe bojsha muzikë, me 14shkurt e përfundova”, ka thënë ai.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!