×
  • Lajme
  • Lajme

    Ferizajasi e dorëzon në polici portofolin me para e dokumente që i përkiste qytetarit serb

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 16:35

    Sot rreth orës 13:40, një qytetar i Ferizajt në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente te humbura.


    Siç njofton Policia, portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb nga Shtërpca.

    Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

    Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë ( 110 euro dhe 40 dinarë ) dhe dokumentet tjera ( letërnjoftimi i RKS-së , letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare).

    “Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetarin për gjestin e tij human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur , në stacionin e policisë”, njofton Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!