Larg familjes dhe më të dashurve të tyre, të burgosurit në Qendrën Korrektuese në Lipjan, festën e ndërrimit të motmoteve e pritën të mbyllur brenda katër mureve.
Mbi 80 gra e të mitur, që janë të privuar nga liria, për shkak të veprave të ndryshme penale, e pritën festën e Vitit të Ri me këngë e valle, ushqim por larg familjeve të tyre
“Festa këtu nuk është e mirë, larg familjes s’ka më bazë të kushteve… Nuk janë festat e mira këtu… Është e vështirë me prit këtu një festë larg familjes, por mbasi nuk jemi afër familjes, ne mundohemi me festuar pak si shoqëri që jemi, mu argëtuar pak”, thotë E. D. i cili po qëndron qe katër vjet në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Edhe për të miturin tjetër, 17 vjeçar festa brenda katër mureve është e vështirë. Ai tregon se për herë të dytë po pret Vitin e Ri, në këtë burg.
“Është pak normal ma emocionuese se jemi larg familjeve, është njëfarë emocioni më i veçantë. Po mundohemi me kaluar kohë me shoqëri, me staf këtu. Po mundohemi me bo festën pak më argëtuese, për me kaluar më mirë”, deklaron ai.
Në Qendrën Korrektuese për femra në Lipjan, po mbahen për vepra të ndryshme penale mbi 40 gra. Shumë prej tyre janë në paraburgim.
Në të gjitha Qendrat Korrektuese në Kosovë, janë rreth 1,800 të burgosur për vepra të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.