Policia e Kosovës në këtë fundvit, ka bërë apel te qytetarët që të festohet me dashuri, respekt dhe harmoni.
Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të Policia e Kosovës bën thirrje që të raportohet dhuna për të ndërtuar një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.
“Festat janë një mundësi për të bashkuar familjen dhe për të krijuar kujtime të bukura, duke shmangur çdo lloj dhune apo konflikti.
Të vlerësojmë gjithçka që kemi dhe të kujtojmë se një familje e bashkuar, e qetë dhe e lumtur, është dhurata më e çmuar që mund t’i japim vetes dhe atyre që duam.
Policia e Kosovës ju bën thirrje: Mos e heshtni dhunën, por raportoni në 192, sepse kështu mund të ndërtojmë një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.
Gëzuar festat e fundvitit, plot ngrohtësi dhe harmoni për të gjithë”, thuhet në postim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.