Për 44 gra që po mbahen në qendrën korrektuese në Lipjan, mëngjesi i ditës së sotme ishte pak më ndryshe se zakonisht për shkak të festës së Kurban Bajramit.
Edhe personazhi ynë prej tetë vitesh e pret festën e bajramit prapa grilave.
Ajo thotë se këto festa ja shtojnë mallin për familjen.
“I kemi gjithë të mirat gjatë këtyre festave, por është problem kur nuk je afër atyre që i do. Unë më së shumti e ndjej mungesë e vajzës”, rrëfen e burgosura në qendrën e Lipjanit.
Një tjetër e burgosur, festën e kalon në kuzhinë. Ajo thotë se duke u marrë me aktivitet festën e kalon më lehtë.
“Punoj në furrën e kuzhinës dhe dita më shkon më shpejt. Punoj nga ora 7:00 deri në 18:00”, tregon ajo.
Drejtori Heset Loku thotë se festat mbahen edhe në këtë burg.
“Ky është një institucion ku sistemohen femrat apo gratë që kanë rënë ndesh me ligjin. Janë femrat e paraburgosura, të dënuara dhe femrat e mitura. Zakonisht për festa mundohemi t’iu krijojmë një ambient pak më social dhe më të pranueshëm.
Ndërkohë gratë që mbahen në këtë qendër korrektuese shpresojnë që presidentja Vjosa Osmani t’iu falë ndonjë ditë dhe të lirohen më shpejt nga burgu, gjithmonë në bazë të sjelljeve që ato kanë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.