Policia në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Përdorim i Armёs apo mjetit tё rrezikshёm”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një videoincizimi ku shihen disa persona duke festuar me armë zjarri me rastin e Krishtlindjes Ortodokse, ka identifikuar të dyshuarin i cili kishte shtënë, dhe i njëjti ka deklaruar se ka edhe armë të tjera në shtëpi.
Policia në shtëpinë e tij ka gjetur armë pistoletë CZ 75B, pushkë gjysëm automatike, pushkë gjuetie, si dhe karikator.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Komunikata e plotë:
Arrestohet njё person i dyshuar për veprën penale “Mbajtje nё pronёsi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve” dhe “Përdorim i Armёs apo mjetit tё rrezikshёm”
Pejë, 8 janar 2025
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Istog, me datë 07.01.2025, rreth orёs 10:00, përmes njё videoincizimi ku shihen disa persona duke festuar me rastin e “Krishtlindjeve Ortodokse” nё fshatin Cerkolez-Istog dhe duke shtёnё me armё zjarri.
Njёsitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, kanё identifikuar tё dyshuarin i cili kishte shtёnё me armё, i njëjti gjatё bisedёs me zyrtarёt Policor ka deklaruar se ka edhe armё tё tjera nё shtёpi.
Nё koordinim me Prokurorin e shtetit, nё shtёpinё e pësonit tё dyshuar nga zyrtaret Policor janё gjetur dhe sekuestruar:
• Njё (1) Armё pistoletё CZ 75B
• Dy (2) karikator tё sё njejtёs armё
• Njё (1) Pushkё gjysёm automatike M57 7.62mm
• Njё (1) Pushkё Gjuetie
I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohet nё procedurё tё rregullt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.