×
  • Lajme
  • Lajme

    Figuronte emri i Avdullah Hotit në dokument, zëdhënësi e fajëson administratën: T’i shërbejnë kryeministrit, jo ta luftojnë atë

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 16:08

    Në njërin nga vendimet e Qeverisë është lëshuar një gabim teknik, pasi që i njëjti është nënshkruan nga Kurti, ndonëse mbante emrin e ish-kryeministrit, Avdullah Hotit, Raporton Gazeta Online “Reporteri”.


    Zëdhënësi i Qeverisë, Perparim Kryeziu për këtë lëshim fajin ia ka hedhur administratës, për të cilën ka shkruar ai, duhet t’i shërbejë kryeministrit e jo ta luftojë atë.

    “Që nga fillimi kryeministri Kurti dhe kabineti i tij sfidohen nga individë ende të panjohuar nga adminsitrata e Zyrës së Kryeministrit. Vendimet dhe emërimet e nënshkruara nga ai, shpesh, vazhdimisht dhe në mënyrë të organizuar rrjedhin në media para se të ndahen me zyrtarë të brendshëm, dhe madje përgatiten shkresa me gabime teknike. Kapësit politikë të shtetit i kemi larguar me 14 shkurt dhe 22 mars, por sigurisht se ka shumë të tillë nëpër zyrat e shtetit”, ka shkruar ai.

    Teksa ka reaguar për këtë, zëdhënësi i Qeverisë, thotë se administrata duhet t’i shërbejë kryeministrit të shtetit, jo ta luftojë atë.

    “Në lidhje me vendimin nga mbledhja e fundit, ai është përmirësuar menjëherë. Dokumenti i përmirësuar është protokolluar, por megjithatë shkresa e vjetër, para se të asgjësohet, është publikuar nga administrata. Administrata duhet t’i shërbejë kryeministrit të shtetit, jo ta luftojë at”, ka shkruar Kryeziu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!