×
  • Lajme
  • Lajme / Sulmet ndaj zyrave të KKZ-së

    Fillon gjykimi ndaj “Llunes” dhe tre serbëve të tjerë të akuzuar për terrorizëm

    Reporteri
    12 Janar 2024 | 10:41

    Millun Millenkoviq i njohur si Llune, Dejan Pantiq, Aleksandar Vllaiq dhe Miomir Vakiq janë të akuzuar nga Prokuroria Speciale për sulmin terrorist të datës 6 dhjetor ndaj Zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të veriut.

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës tashmë ka filluar seanca fillestare.

    Në seancën fillestare janë sjellë Millun Millunkeviq i njohur ndryshe si “Llune” dhe dy ish-pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Aleksandar Vllaiq me pseudonimin “Vllau” dhe Dejan Pantiq.

    Millun Millunkeviq është arrestuar nën akuzën e kryerjes së veprës penale “Sulmi terrorist”, i cili ka ndodhur vitin e kaluar ndaj zyrave të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ).

    Në këtë ngjarje, dyshohet se ka përfshirje edhe ish-zyrtari policor i Kosovës, Dejan Pantiq.

    Sipas njoftimeve nga Policia e Kosovës, dyshohet se Millunkeviq është përfshirë edhe në vepra penale të tjera kundër ushtarëve të KFOR-it.

    Më 21 nëntor, Millun Millenkoviq – Llune i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.

    Ai u arrestua në qershor të vitit 2023, nga Policia e Kosovës gjatë një operacioni në veri.

    Aktakuzë për terrorizëm ndaj Llunes dhe Dejan Pantiqit për sulmin me granatë në zyrën e KQZ-së në veri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!