×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon numërimi i 13 mijë votave nga diaspora

    Reporteri
    16 Tetor 2019 | 10:33

    Valmir Elezi, zëdhënës në Komision Qendror të Zgjedhjeve, në një konferencë për media ka thënë se sot fillon numërimi i votave nga diaspora.


    “Ju njoftoj se në këto momente ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

    Ky numërim fillon pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës. Vlerësimi, si proces, ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon, në mënyrë që fletëvotimi të aprovohet ose refuzohet.

    Kësisoji, gjatë periudhës së vlerësimit janë proceduar dhe vlerësuar 16 mijë e 189 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 13 mijëe 491 janë aprovuar ndërsa 2 mijë e 698 janë refuzuar”, ka thënë Elezi.

    Ai shtoi se arsyejet që janë refuzuar votat nga disa votues janë të ndryshme

    “Arsyet se përse janë refuzuar rreth 2 mijë e 700 persona janë si në vazhdim:

    1 mijë e 74 persona që nuk kanë aplikuar në periudhën për t’u regjistruar si votues jashtë vendit; 204 aplikues të cilët janë refuzuar gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit; 62 persona të cilët janë dërguar pako me fletëvotime më shumë se një herë; 797 raste të tjera kur personat që nuk janë identifikuar që kanë dërguar fletëvotim; dhe 561 persona që nuk e kanë dëshmuar identitetin me dokumente valide të identifikimit (që kanë ërguar kopje të dokumenteve me afat të skaduar)”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!