×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon periudha për ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës

    Reporteri
    21 Korrik 2021 | 14:14

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke u zhvilluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës, e cila ka filluar më 20 korrik dhe do të përfundojë më 7 shtator.


    Gjatë kësaj periudhe, qytetarët me të drejtë vote mund të marrin përgjigje në pyetjet: “Ku duhet të votoj” dhe “Si mund ta ndërroj Qendrën e Votimit?”.

    Në aplikacionin e vendosur në ueb faqen e KQZ-së, votuesit mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit duke shënuar vetëm numrin personal.

    Po ashtu, përmes këtij aplikacioni, votuesit mund ta ndërrojnë qendrën e tyre të votimit duke ndjekur hapat që kërkohen. Ndërrimi i Qendrës së Votimit përmes KQZ-së është i mundur vetëm brenda komunës suaj, ku ju jeni votues.

    Aplikacioni i KQZ-së për këtë periudhë është i vendosur në ueb faqen e KQZ-së, në pjesën: Shërbimet e KQZ-së > Lista Votuese > Gjeni qendrën tuaj të votimit, apo në linkun direkt.

    “Gjithashtu, ndërrimi i qendrës së votimit është i mundur edhe përmes Komisionit
    Komunal të Zgjedhjeve, në komunën tuaj, duke paraqitur kërkesën.

    Për informata shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në këtë linjë ndihmëse pa pagesë:
    0800 55 555”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!