×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon vaksinimi anti-Covid i punëtorëve shëndetësorë në Podujevë

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 16:13

    Në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare Podujevë, kanë arritur 150 vaksinat e para, të destinuara për vaksinimin e stafit shëndetësor.


    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Driton Veliu dhe drejtorin e QKMF-së, Ymer Llugaliu, sot kanë vizituar repartin e vaksinimit në QKMF, për ta përcjellur nga afër procesin e vaksinimit kundër COVID-19, ku në fazën e parë pritet të vaksinohen 150 punëtorë shëndetësorë.

     

     

    Me këtë rast kryetari Bulliqi tha se do të angazhohet në vazhdimësi për të siguruar numër sa më të madh të vaksinave për qytetarët llapjanë.

    “Do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me instancat relevante për të siguruar sa më shumë vaksina, sepse kjo shumë është e pamjaftueshme për t’i vaksinuar vetëm stafin shëndetësorë, sepse në komunën tonë janë rreth 250 mantelbardhë”, tha Kryetari Bulliqi.

    Kryetari Bulliqi ka falënderuar stafin e QKMF-së për angazhimin e tyre në përballje me pandeminë dhe u zotua se ata do të jenë prioritet për t’u vaksinuar.

    “Falenderoj stafin e specializuar të QKMF-së për punën dhe angazhimin e vazhdueshëm. Ata janë në vijën e parë të frontit gjatë gjithë kësaj kohe dhe meritojnë të jenë të parët edhe në vaksinim. Duke e konsideruar prioritet kryesor vaksinimin e tyre, unë nuk do të vaksionohem në këtë periudhë me qëllim që t’u japim përparësi personelit shëndetësorë”, tha kryetari Bulliqi

    Kryetari Bulliqi u bëri apel punëtorëve shëndetësorë, por edhe qytetarëve, që të vaksionohen, sepse kjo është mundësia e vetme që t’i japim fund pandemisë Covid-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!