×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon vaksinimi masiv në Mitrovicë

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 17:08

    Ka filluar vaksinimi masiv i qytetarëve të Mitrovicës në hapësirat e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”.


    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, kanë vizituar këtë të martë stafin shëndetësor të QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni” dhe ekipet tjera shëndetësore, shkruan Reporteri.net.

    Shefja e sektorit të vaksinimit në QKMF, Dr. Shefkate Sylejmani, ka bërë të ditur se procesi ka filluar mirë që nga mëngjesi, është duke u respektuar Plani Kombëtar i Vaksinimit antiCOVID dhe qytetarët janë ndarë të kënaqur me organizimin.

    Në bazë të këtij plani për qytetin e Mitrovicës brenda një muaji është planifikuar të vaksinohen rreth 18 mijë qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!