×
  • Lajme
  • Lajme

    Filozofi Latifi: Kur i shikon njerëzit nga maja e pushtetit, vjen një ditë kur edhe trajtohen si mizat

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 20:53

    Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi e ka dhënë një shpjegim për dukjen e njerëzve që protestuan sot, nga katet e larta të Qeverisë, shkruan Reporteri.


    Gjersa ka postuar një fotografi të protestuesve të sotshëm të Vetëvendosjes, të bërë nga një kat i Qeverisë, profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka dhënë një shpjegim, që e quan leksion nga historia, shkruan Reporteri. Latifi, ndonëse nuk ka komentuar mbi paraqitjen e Albin Kurtit nga ballkoni i Qeverisë, duket se megjithatë reagimi i shkon edhe pozicionit të tij, pra nga ku i shikonte dhe përshëndeste protestuesit, të cilët brohoriten emrin e tij.

    “Leksione nga historia
    Kur i shikon nga maja e pushtetit, njerëzit duken si miza. Pastaj vjen një ditë kur edhe trajtohen si mizat”, ka shkruar Latifi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!