Duke komentuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për rritje të çmimit të energjisë elektrike shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se përkundër të gjitha vështirësive aktuale Qeveria e Kosovës u ofroi zgjidhje qytetarëve.
Ajo madje gjatë seancës së sotme replikoi edhe për disa deklarimet të deputetëve nga opozita.
Duke komentuar deklaratën e deputetët të AAK-së, Ramush Haradinaj se i kanë thënë Kosovës se posa të hiqet UÇK-ja do të pranohet vendi në BE, Kusari-Lila u shpreh se këto parulla politike nuk janë të vërteta.
Por ajo shtoi se si brengë gjithnjë e kanë ngritur çështjen e atyre që përfituan në emër të luftës, ndërsa theksoi se po këta persona pas përfundimit të luftës që sot janë milionerë e kanë sjell në këtë gjendje Kosovën e jo Lëvizja Vetëvendosja.
“Ajo çka aktualisht është propozuar në Kosovë është propozuar një variant i cili u ndihmon në periudhë të dimrit 70% të amvisërive të Republikës, ndërsa gjatë verës 90%. Vendimet e gabuara në sektorin e energjisë një pas një e kanë sjell sektorin në këtë situatë. Sikur në Kosovë të kishte kapacitete gjeneruese më të madh sot nuk do të kishte nevojë fare për rritje të energjisë elektrike, sikur në Kosovë të ishin vetëm edh 300 MGW më shumë të instaluar për prodhim të energjisë elektrike sot nuk do të kishim nevojë për një reflektim që e bëjmë sot. Parulla politike me atë se ka ardhur VV në pushtet duke thënë se do t’i heqim këta të UÇK-së janë të pavërteta dhe zotëri Haradinaj duhet të jetë në sallë kur e thotë fjalën e mos të largohet pastaj për të dëgjuar komentet. Lëvizja Vetëvendosje dhe qytetarët e Kosovës kanë shprehur brengën e atyre për të gjithë ata që përfituar në emër të luftës jo për ata që kanë zhvilluar luftën dhe kjo duhet të qartësohet në vazhdimësi se kush janë ata që pas mbylljes dhe përfundimit të atij procesi sot janë milionerë ata e kanë sjell Kosovën në këtë gjendje, nuk e ka sjell LVV me aktivizim politik , u shpreh ajo.