×
  • Lajme
  • Lajme

    Finalizohet projekti i Kodrës së UÇK-së

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 20:30

    Në Ngucat të Malishevës, gjatë të mërkurës, është përuruar obelisku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


    Të pranishëm në këtë ceremoni ishin përfaqësues të fshatit, ish-veteranë nga lufta e fundit, krerë komunash, e familjarë të dëshmorëve.

    Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe Rifat Jashari, si dhe ish-gjenerali shqiptar, Kudusi Lame.

    Këto shkronja janë të larta 8 metra, ndërsa mund të shihen nga shumë fshatra përreth.

    Për familjet e dëshmorëve, kjo iniciativë është shumë e qëlluar.

    Në fund pos prerjes së shiritit, u ndanë edhe mirënjohje. ndërsa për të pranishmit kishte edhe një program kulturo-artistik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!