×
  • Lajme
  • Lajme

    Fisnik Ismailit i kaloi plumbi te veshi, ai mendoi se ishte mizë

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 20:20

    Në “11 Pyetjet e Reporterit” këtë javë është përgjigjur deputeti i PSD-së Fisnik Ismaili.


    Në përgjigjet e tij, ai ka treguar një moment që ka përjetuar gjatë luftës, si ish-pjesëtarë i UÇK-së.

    Ismaili rrëfen se si, në Koshare, ishte gjuajtur me snajper në drejtim të tij.

    Thotë se plumbi i snajperit i ka kaluar kah veshi, dhe deputeti ka menduar se është mizë.

    Se çka po ndodhte në të vërtetë, Fisnik Ismaili, thotë ta ketë njoftuar një snajperisti gjerman që i ishte bashkuar UÇK-së, në betejën e Koshares.

    Në “11 Pyetjet e Reporterit”, Deputeti Fisnik Ismaili ka treguar edhe për frikën e tij më të madhe, zhgënjimin, kujtimet që nuk i harron në jetë, momentet e turpshme të tij, dhe shumë përgjigje tjera.

    Ndiqeni të plotë intervistën jokonvencionale të krijuesit të “New Bornit”, në “11 Pyetjet e Reporterit”.

    11 Pyetjet e Reporterit” është prodhim i Gazetës Online “Reporteri.net”, dhe çdo të hënë, prej orës 20:20, do t’u sjellë personazhe të ndryshme nga Politika, Sporti, Kultura, ShowBizzi, etj..

    Së bashku rrëfejmë më mirë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!