×
  • Lajme
  • Lajme

    Fjalimi i Ibrahim Rugovës në Parlamentin Europian që i ngriti në këmbë të gjithë eurodeputetët

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 11:03

    Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, dje u përkujtua në datën e tij të lindjes.


    Rugova, vlerësohet se pa reshtur luftoi për bërjen shtet të Kosovës, e këtë e bënte me vizionin e tij largpamës, duke kërkuar gjithnjë paqe para miqve ndërkombëtarë.

    Në vitin 1998 ai pranoi çmimin Saharov nga Parlamenti Evropian për përpjekjet paqësore për zgjedhjen e çështjes së Kosovës.

    Fjalimi i tij në sallën e Parlamentit Evropian bëri që të çohen në këmbë të gjithë euro-deputetët dhe ta duartrokasin atë, shkruan Reporteri.net.

    “Unë do të doja të theksoj që zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia, kuptohet me të gjitha garancitë për serbët që jetojnë në Kosovë. Pavarësia e Kosovës do të lejojë kthimin e paqes dhe stabilitetit ne këtë pjesë të Evropës, duke filluar me Shqipërinë, Maqedoninë e madje edhe Serbinë”, kishte deklaruar ish-presidenti i ndjerë i Kosovës.

    Në vazhdim mund ta ndiqni fjalimin e ish-presidentit, i cili i ngriti në këmbë deputetët e Parlamentit Evropian:

     

    Ibrahim Rugova lindi me 2 dhjetor 1944, ndërsa vdiq me 21 janar 2006. Ai ishte Presidenti i parë i Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006.

    Perveç se intelektual, politikan dhe akademik, Rugova ishte edhe shkrimtar shqiptar dhe mbante titullin Doktor.

    Ai ishte bashkëthemelues i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!