Mbrëmë në fshatin Isniq të Deçanit ka ndodhur një fjalosje e cila pa përfunduar me plagosje me armë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Policia në Pejë bën të ditur se një person është lënduar nga arma e zjarrit i cili është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor, dhe i dyshuari është arrestuar, ndërsa një tjetër person, po i dyshuar, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetuesit policor kanë sekuestruar një gëzhojë dhe një armë.
Komunikata e plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Deçan, me datë 13.10.2024, rreth orёs 19:40, është njoftuar se në fshatin Isniq-Deçan, ka ndodhur njё fjalosje e cila ka përfunduar
nё plagosje me armё.
Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, njё person ka qenё i lënduar nga arama e zjarrit, i cili ёstё dёrguar nё Spitalin Rajonal ne Pejё, pёr tretman mjekёsor,
gjithashtu ne vendngjarjes ёshtё arresuar njёri nga tё dyshuarit, ndёrsa i dyshuari tjetёr i kёtij rasti ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs, por me vendim të Prokurorit të Shtetit, atij i është bastisur shtëpia dhe është arrestuar aty.
Hetuesit ёshtё gjetur dhe sekuestruar:
– Njё (1) Armё Pistoletё
– Njё (1) gёzhojё
Hetuesit nё koordimin me Prokurorin e shtetit, kanё bёrё kontroll/bastisjen e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse te pёrsonit tё dyshuar, aty i njëjti ёshtё arrestuar.
Pas intervistimit nga Hetuesit i dyshuari (i mitur) me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 24-orё, ndёrsa i dyshuari tjetёr ёshtё lёshuar ne procedurё te rregullt.